Ivanov nuk ka legjitimitet të flasë, dikush i’a ka përgatitë fjalimin
Teuta Arifi: Problemi i ujit të pijshëm shkon në histori, Tetova në 2017 me ujë të pi..
Paradoksi Llabunishtit në debatin "Click PLUS": Jo në tryezë të përbashkët me partitë..
Seanca konstituive e Kuvendit do të mbahet nesër në ora 13:00
Drejtori i FSSHM-së, Orhan Ramadani, shkurton plotë 70 milion denarë për buxhetin e Spitalit klinik të Tetovës
ramadani_13.jpg

Shkup, 6 janar – Tetova po tronditet pas vendimit të fundit të drejtorit të Fondit për sigurim shëndetësor, Orhan Ramadani, i cili ka vendosur që spitalit klinik të Tetovës ti shkrutojë plotë 70 milion denar.

Me këtë vendim skandaloz mbi 200 mijë shqiptarëve të Tetovës iu shkurtohen shërbimet shëndetësore, për shkak se me buxhet minimal prej 30 milion denarësh, Spitali klinik i Tetovës nuk mund të funksionojë. Këtë shqetësim e alarmoi edhe vet drejtori i këti Spitali, Florim Besimi, i cili ndjehet i shokuar nga vendimi i Fondit për sigurim shëndetësor të cilën e udhëheq drejtori, Orhan Ramadani.

“Buxheti që i është ndarë spitalit klinik të Tetovës është diku shtat për qind nga buxheti aktual që ka. Biseduam dhe me rebalanc pres të bëhet diçka mirëpo për fillim nuk është ai buxhet që kemi pritur që është planifikuar. Do përpiqemi ti bindim institucionet që ndajnë atë, konkretisht fondin, që të bindet në planin që kemi përgatitur për shërbimet e reja shëndetësore”, deklaroi Besimi.

Tetova ka mbetur me aparat të prishur për diagnostifikim, Ramadani heshtë!


Sipas Besimit, skandali rritet edhe më tepër për shkak se në spitalin e Tetovës nga vërshimet e fundit u dëmtua edhe aparati për diagnostifikim të sëmundjeve (rezonanca magnetike). Besimi shprehet se për shkak të dëmtimit të këti aparati një numër i madhë të pacientëve ikin nga Tetova.

“Më e rëndësishmja nuk është në funksion, magnet rezonanca që është shumë me vlerë në përcaktimin e diagnozës. Për këtë qytetarët tash shkojnë nëpër qytete tjera kanë pritje humbje kohe deri në vendosje të diagnozës e nga ana tjetër humbim edhe ne si spital sepse pacienti që na ik nuk na kthehet”, theksoi drejtori Florin Besimi.

Ndërkoh, pafuqia e drejtorit Ramadani që ti siguroj buxhetin e duhur Spitalit klinik të Tetovës, erdhi pas disa paralajmërimeve të cilët i bëri publike Agjencia e lajmeve Zhurnal, se drejtori Ramadani, ka dështuar në shumë projekte në dëm të shqiptarëve, madje edhe në pozicionimin e të punësuarve shqiptarë në Fondin republican.

Shkurtimi i buxhetit të Spitalit të Tetovës është një dëshmi tronditëse se drejtori Ramadani nuk përfillë mbi 200 mijë banorë shqiptarë të këti rajoni. Nga ana tjetër ish drejtori i Fondit, Xhemail Mehazi, gjatë ushtrimit të postit arriti që të rrisë buxhetin për Spitalet ku shumica e pacientëve janë shqiptarë. Mehazi arriti që ti pozicionojë lartë të punësuarit shqiptarë në Fond, madje të rritë edhe përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve.

Drejtori Ramadani dy javë para vitit të ri e vizitoi Tetovën, premtoi buxhet më të madhë, por nuk u realizua

Me 14 dhjetor 2015 u bisedua konfirmimi i buxhetit të ISHP Spitali klinik-Tetovë për vitin 2016-të dhe vendosje të metodave të reja me qëllim që avancimit të shërbimeve ndaj pacientëve nga rajoni i Tetovës. Ky ishte qëllimi i vizitës së punës të drejtorëve të Fondit për Sigurim Shëndetësor Orhan Ramadani dhe Sasho Stefanoski në këtë institucion shëndetësor publik. Ata u takuan me udhëheqësinë e Spitalit klinik-Tetovë i kryesuar nga drejtori Florim Besimi.

Drejtori Ramadani garanton rritje të buxhetit për spitalet, Tetovën e harro
n

Me 4 janar të këtij viti dy drejtorët e Fondit premtuan buxhet më tv madh për spitalet. Plot 1,5 miliardë denarë më shumë do të kenë institucionet shëndetësore për vitin 2016, paralajmëroi drejtori i fondit të sigurimit shëndetësor Sasho Stefanoski. Buxheti do të kap shumë prej 25 miliardë e 575 milionë denarësh dhe do të jetë më i madhi deri më tani. Drejtori i FSSHM-së, Orhan Ramadani thotë se rritja e buxhetit është stimulues dhe motivues, me qëllim që të ofrohen më shumë shërbime shëndetësore, dhe njëkohësisht të sigurohen edhe shërbime shëndetësore më cilësore.

 

 06.01.2016, 11:47  | Xh.I. | 22,376 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"

Dimitrie Cupovski 4/2-11
Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

© 2010-2016 ZHURNAL ARKIVA
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.