Ivanov nuk ka legjitimitet të flasë, dikush i’a ka përgatitë fjalimin
Teuta Arifi: Problemi i ujit të pijshëm shkon në histori, Tetova në 2017 me ujë të pi..
Paradoksi Llabunishtit në debatin "Click PLUS": Jo në tryezë të përbashkët me partitë..
Seanca konstituive e Kuvendit do të mbahet nesër në ora 13:00
Drejtori Ramadani ulë përfaqësimin në Fond dhe mbyll dyert për transferin e shqiptarëve?!
Fondi_20.jpg

Shkup, 25 janar – Një skandal tjetër po e tronditë Fondin për Shëndetësi në Shkup. Kandidates shqiptare me iniciale F.R, drejtori Orhan Ramadani, ia mbyllë dyert në Fondin për shëndetësi dhe nuk i lejon transferin nga Ministria e Drejtësisë që të angazhohet në Fondin për shëndetësi.

Kështu mëson jozyrtarisht Zhurnal, se Drejtori i Fondit për sigurim shëndetësor , Orhan Ramadani sërish ulë pereqindjen e perfaqesimit te shqiptarëve në FSSHM.
 
Javen e kaluar transferohen edhe dy maqedonas në administraten e FSSHM, ndërsa nga ana tjeter nuk i jepet pëlqim për transfer kandidates shqiptare F.R, për të cilën para dy muajsh ka dhënë pëlqim dhe dritë jeshile, Ministri i Drejtesise, Adnan Jashari.

Njësia rajonale e Shkupit me mbi 100 mijë sigurues, pa asnjë shef shqiptarë


Ndryshe Drejtori Ramadani, është në qendër të kritikave të njëpasnjëshme për mospërfaqësimin adekuat të shqiptarëve në institucionin që ai drejton. Fondi për sigurim shëndetësorë në Maqedoni ka përqindjen më të ulët të shqiptarëve në vend. Kjo përqindje përbuzëse prej afro 13% ngrenë alarmin se drejtori Orhan Ramadani, vazhdonë që mos ta rritë përqindjen e shqiptarëve në fondin e shëndetësisë, por ai pengon transferin dhe punësimet e reja të shqiptarëve në këtë institucion shtetëror.

Alarmi është ngritur për shkak se në njësinë rajonale të fondit për shëndetësi në Shkup nuk ka asnjë shqiptarë i cili ka funksion, port të gjithë janë administrator të cilët bëjnë punë teknike. Skandali rritet edhe më shumë kur në Shkup ke mbi 130 mijë sigurues shqiptarë, ndërsa në njësinë rajonale drejtori është maqedonas, ndërsa shqiptarë nuk ka as zëvendës apo ndonjë post tjetër sado pak me ndikim. Shqiptarët e Shkupit janë më të përbuzurit për shkak se Orhan Ramadani plotë një vit ende nuk ka emëruar asnjë shef apo zyrtarë të lartë në njësinë rajonale të Shkupit. Për shkak të kësaj gjendje mbi 130 mijë sigurues shqiptarë maltretohen në mënyrën me çnjerëzore nga nëpunësit maqedonas të cilët duke marrë “ryshfet” ju mbarojnë punën shqiptarëve. E gjithë kjo bëhet për shkak se nuk asnjë shqiptarë në udhëheqësin më të lartë të njësisë rajonale në Shkup.

Drejtori i Spitalit të Tetovës kërkon më shumë buxhet, Ramadani ia shkurton buxhetin


Drejtori Orhani Ramadani ditë më parë ishte i kritikuar ashpër nga drejtori Klinik i Tetovës, Florin Besimi,  për  shkurtim të buxhetit për  70 milion denarë, duke i bërë diskriminim total këtij Spitali në krahasim me Spitalin e Manastirit ose të Prilepit.
Drejtori i Spitalit klinik të Tetovës Florin Besimi, është ankuar për shkurtim të Buxhetit. Sipas tij Fondi Shëndetësor, për këtë vit ka lëshuar buxhet shumë më të vogël nga ai i planifikuari.
Nga rreth 100 milion denarë të planifikuara për funksionimin normal të spitalit, të njëjtit i janë ndarë vetëm 30 milion denarë.

“Buxheti që i është ndarë spitalit klinik të Tetovës është diku shtat për qind nga buxheti aktual që ka. Biseduam dhe me rebalanc pres të bëhet diçka mirëpo për fillim nuk është ai buxhet që kemi pritur që është planifikuar. Do përpiqemi ti bindim institucionet që ndajnë atë, konkretisht fondin, që të bindet në planin që kemi përgatitur për shërbimet e reja shëndetësore”, deklaroi Florin Besimi, drejtor i Spitalit Klinik të Tetovës.

Besimi gjithashtu është ankuar se Ministria e Shëndetësisë ende nuk ka reaguar për riparimin e aparaturës për rezonancën magnetike, e shkatërruar nga përmbytjet e gushtit.

“Më e rëndësishmja nuk është në funksion, magnet rezonanca që është shumë me vlerë në përcaktimin e diagnozës. Për këtë qytetarët tash shkojnë nëpër qytete tjera kanë pritje humbje kohe deri në vendosje të diagnozës e nga ana tjetër humbim edhe ne si spital sepse pacienti që na ik nuk na kthehet”, tha Florin Besimi, drejtor i Spitalit Klinik të Tetovës.

Ndërkohë një pjesë e aparaturës së dëmtuar në Spitalin Klinik të Tetovës gjatë përmbytjeve katastrofike, gjashtë muaj më parë, janë riparuar me fondet e vetë Spitalit, pa ndihmën e ministrisë.

 25.01.2016, 12:52  | Xh.I. | 6,490 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"

Dimitrie Cupovski 4/2-11
Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

© 2010-2016 ZHURNAL ARKIVA
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.